Nis ulja e kostove të roaming-ut në Ballkanin Perëndimor

 

 

Çmimet e roamingut në Ballkanin Perëndimor, prej sot janë shumë më të ulëta dhe në disa raste reduktimi është deri në 99 përqind, njoftoi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Kostoja e thirrjeve telefonike dalëse bie me një mesatare prej 65 përqind dhe shkallët e transferimit të të dhënave me 78 përqind.
 
Në disa raste, kostoja e thirrjeve dalëse bie në 0.08 euro, siç është rasti në Maqedoninë Veriore dhe kostoja e transferimit të të dhënave në 0.03 euro për megabyte – në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni Veriore.
 
Këshilli falënderoi qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian dhe stafin e tij “për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë” për të sjellë ndryshimin e çmimit në fuqi.
 
Marrëveshja për uljen e çmimeve të roamingut në rajon u nënshkrua nga ministrat e telekomunikacionit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e dytë dixhital të Ballkanit Perëndimor më 4 prill 2019 në Beograd.
 
RCC rikujtoi se Bashkimi Evropian premtoi të fillojë bisedimet për uljen e çmimeve të roamingut me Ballkanin Perëndimor. /tesheshi.com/

 

telefon ap