MIJALLKOVI KËRKOHET EDHE ME URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

Ministria e Punëve të Brendshme, në faqen e saj të internetit në pjesën e kërkimeve, pasdite e azhurnoi urdhër-arrestin e publikuar pas ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkovit,  nga urdhër-arrest kombëtar në atë ndërkombëtar.

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, është i pakapshëm që dje pasdite, ndërsa policia nuk ka arritur t’ia dorëzojë vendimin për arrest shtëpiak, që si masë kujdesi, me kërkesë të prokurorisë, këtë fundjavë e mori Gjykata Penale.

mijallkov