Irani konfirmon arrestimin e ‘agjentëve’

5b86545a87216
 

Sipas lajmit të Agjencisë së Studentëve Iranianë (ISNA) këto deklarata Alevi i bëri pas mbledhjes së kabinetit në Teheran.

“Ne kemi konstatuar personat që kanë kryer aktivitet spiunazhi në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendeve të huaja në fusha të ndryshme dhe qendra të rëndësishme të Iranit. Pas procedurave të ndalimit ne i dorëzuam ata tek autoritetet gjyqësore”, sqaroi Alevi për gazetarët.

Shefi i inteligjencës iraniane, Mahmut Alevi nuk dha informacione mbi numrin e saktë të personave të akuzuar për spiunazh, por shtoi se identiteti i atyre që pretendohet se kanë punuar për Agjencinë Amerikane të Zbulimit (CIA) do të publikohet sot.